Arrestohen dy shtetas turq në Prishtinë, dyshohen për shantazh

Kronikë

Arrestohen dy shtetas turq në Prishtinë, dyshohen për shantazh

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 09:55
Fotoilustrim

Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale të shantazhit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësia e hetimeve, gjatë hetimit të një rasti të mëhershëm të grabitjes, ka hasur në dy të dyshuarit.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, Policia ka gjetur dhe sekuestruar disa pajisje elektronike, në të cilat janë vërejtur mesazhe që dyshohet se përmbajnë shantazhe ndaj shtetasve të Turqisë.

Të dyshuarit janë arrestuar lidhur me veprën penale të shantazhit dhe janë intervistuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ata janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

"Prishtinë, 10.09.2026-19:15. Njësia e hetimeve gjatë hetimit të një rasti të mëhershëm ,, Grabitje’’ kanë hasur në dy të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë te të cilët gjatë kontrollit në banesën e tyre kanë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje elektronike ku janë vërejtur disa mesazhe shantazhi ndaj shtetasve të Turqisë. Dy të dyshuarit lidhur me veprën e shantazhit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat