Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet llapjani

Kronikë

Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet llapjani

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 10:33
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Ngjarja është raportuar më 17 shtator rreth orës 20:52.

Policia ka sekuestruar një pistoletë, një fishek dhe tri gëzhoja.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat