Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për tentim vrasje në Viti

Kronikë

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për tentim vrasje në Viti

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 11:20
Fotoilustrim

 I dyshuari që ishte në kërkim për tentim vrasjen e ndodhur më 3 shtator në Viti, është vetëdorëzuar në Polici.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, ku thuhet se i dyshuari u dërgua në mbajtje.

“Rr. Adem Jashari, Viti / 03.09.2026 – 13:10. Lidhur me rastin, më 28.09.2026 është vetë dorëzuar i dyshuari m/k, i cili ishte në kërkim policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat