Një i vdekur e 59 aksidente tjera, mbi 1700 gjoba trafiku në 24 orë

Kronikë

Një i vdekur e 59 aksidente tjera, mbi 1700 gjoba trafiku në 24 orë

Nga: A.M. Më: 7 tetor 2026 Në ora: 09:23
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, ku janë paraqitur të dhënat për aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa 26 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.

Në total, brenda 24 orëve janë raportuar 60 aksidente trafiku, transmeton "Bota sot".

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1,702 gjoba për kundërvajtje në trafik.

Në kuadër të rasteve të trajtuara gjatë kësaj periudhe, policia ka arrestuar edhe 10 persona, ndërsa shtatë prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat