Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vërmicë, nën dyshimin për kalim të paligjshëm të kufirit dhe ndihmë në transportimin e një personi që dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar dy meshkuj, një shtetas të Turqisë dhe një shtetas të Sirisë, transmeton "Bota sot".
Nga hetimet fillestare dyshohet se shtetasi sirian kishte hyrë ilegalisht në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa shtetasi turk dyshohet se e kishte ndihmuar dhe kishte për qëllim ta transportonte deri në Prizren.
Të dy personat janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.