Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar më 18 tetor, rreth orës 15:40, në Pejë.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka therur me thikë një person tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe gjatë arrestimit ka konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.