Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

Nga: A.M. Më: 23 tetor 2026 Në ora: 08:40
Fotoilustrim

Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 21:19, në Prishtinë, transmeton "Bota sot".

Sipas raportit të Policisë, vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor pas dërgimit të tij në QKUK.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente si “Hetim mbi vdekjen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat