Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në Deçan, ku tre persona dyshohet se tentuan ta ndalonin një veturë dhe njëri prej tyre shtiu me armë zjarri në drejtim të shoferit.
Rasti ka ndodhur më 22 tetor në Deçan, transmeton “Bota sot”.
Sipas raportit të Policisë, tre të dyshuar meshkuj, shtetas të Kosovës, janë arrestuar pasi dyshohet se kishin tentuar ta ndalonin veturën e ankuesit, po ashtu mashkull kosovar, ndërsa njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Pistoleta që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar.
Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar dhe rasti ndaj tij vazhdon në procedurë të rregullt.