Gjendet një person me lëndime të rënda trupore në Deçan, dërgohet në QKUK

Kronikë

Gjendet një person me lëndime të rënda trupore në Deçan, dërgohet në QKUK

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 09:59
Fotoilustrim

Një person është gjetur i shtrirë në tokë me lëndime të rënda trupore në fshatin Baballoç të Deçanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, më 26 tetor, rreth orës 14:40.

Viktima, mashkull kosovar, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas mjekut kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa rasti është duke u hetuar.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR - Fsh. Baballoç, Deçan26.10.2026-14:40. Dëshmitari mashkull kosovar, kishte gjetur viktimën mashkull kosovar, të shtrirë në tokë me lëndime të rënda trupore. Viktima në gjendje të rëndë shëndetësore sipas mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat