I kanosi tre persona me armë, arrestohet i dyshuari

Kronikë

I kanosi tre persona me armë, arrestohet i dyshuari

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 10:08
Fotoilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Skenderaj, pasi dyshohet se ka kanosur me armë tre persona, pas një mosmarrëveshjeje në rrjete sociale.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 27 tetor 2026, rreth orës 21:40, në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Tre ankues, meshkuj kosovarë, kanë raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje në rrjete sociale me të dyshuarin, ky i fundit i ka kërcënuar me armë.

Pas raportimit të rastit, policia ka arrestuar të dyshuarin, të cilit i është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe katër fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat