Aksident i rëndë trafiku në Gojbulë të Vushtrrisë, dy automjete përplasen mes vete

Kronikë

Aksident i rëndë trafiku në Gojbulë të Vushtrrisë, dy automjete përplasen mes vete

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 15:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihen dy automjetet e dëmtuara rëndë, të cilat kanë mbetur në mes të rrugës pas përplasjes.

Dëmet materiale raportohet të jenë të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar zyrtarisht lidhur me rastin dhe rrethanat që çuan deri te aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat