Dhunë në familje në Kamenicë, gruaja raporton se u sulmua fizikisht nga një tjetër grua

Kronikë

Dhunë në familje në Kamenicë, gruaja raporton se u sulmua fizikisht nga një tjetër grua

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 09:37
Fotoilustrim

Një rast i dhunës në familje dhe lëndimit të lehtë trupor është raportuar në Kamenicë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 5 nëntor 2026, një grua kosovare ka njoftuar organet e rendit se ishte sulmuar fizikisht nga një tjetër grua, po ashtu shtetase e Kosovës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 19:00, në Kamenicë, transmeton “Bota sot”.

Pas denoncimit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

Ndërkohë, e dyshuara është intervistuar nga policia, ndërsa në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor” dhe mbetet nën hetim nga organet kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat