Ia grabiti një personi 115 euro, dënohet me 7 vjet burg dhe 500 euro gjobë i akuzuari në Gjakovë

Kronikë

Ia grabiti një personi 115 euro, dënohet me 7 vjet burg dhe 500 euro gjobë i akuzuari në Gjakovë

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 16:47
Fotoilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar me 7 vjet burg dhe gjobë 500 euro, personin A.M, shtetas i Kosovës, i cili akuzohej për grabitje.

 A.M. u dënua lidhur me një rast të datës 01.06.2026, ku ai rreth orës 17:50 minuta, prapa këndit të lojërave Kids Center, në Gjakovë, së bashku me të miturit I.A. dhe A.A., fillimisht kishin lënë takim me të dëmtuarin E.B., dhe pasi e takojnë në vendin e lartcekur, i pandehuri afrohet te i dëmtuari, e kap nga qafa çantën e të dëmtuarit, ku në dorë mban një thikë, ku edhe fillon përleshja dhe i pandehuri, me dorezën e thikës, të cilën e kishte në dorën e djathtë, e godet të dëmtuarin në krahun e majtë disa herë, pastaj pret rripin mbajtës të çantës, duke ia marrë çantën e krahut, ngjyrë të zezë.

‘’ Pasi ia merr çantën, i pandehuri e kishte hapur çantën dhe nga aty e nxjerr një portofol, nga i cili i merr 115 euro. Pastaj, pasi e kontrollon çantën, revoltohet dhe, së bashku me të miturit, përsëri e godasin me grushte të dëmtuarin në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore’’, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.M, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për grabitje, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i trupit gjykues, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësorë, të pandehurin e shpalli fajtorë dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje shtatë (7) vjet dhe dënim me gjobë në shumën prej pesëqind (500) euro.

I pandehuri A.M., akuzohet se me datën 01.06.2026, rreth orës 17:50 minuta, prapa këndit të lojërave Kids Center, në rr. Ferid Domi në Gjakovë, së bashku me të miturit I.A. dhe A.A., fillimisht lënë takim me të dëmtuarin E.B., dhe pasi e takojnë në vendin e lartcekur, i pandehuri afrohet te i dëmtuari, e kap nga qafa çantën e të dëmtuarit, ku në dorë mban një thikë. Aty fillon përleshja dhe i pandehuri, me dorezën e thikës, të cilën e kishte në dorën e djathtë, e godet të dëmtuarin në krahun e majtë disa herë, pastaj pret rripin mbajtës të çantës, duke ia marrë çantën e krahut, ngjyrë të zezë. Pasi ia merr çantën, i pandehuri e kishte hapur çantën dhe nga aty e nxjerr një portofol, nga i cili i merr 115 euro. Pastaj, pasi e kontrollon çantën, revoltohet dhe, së bashku me të miturit, përsëri e godasin me grushte të dëmtuarin në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat