Përfshihet nga zjarri një lokal në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Kronikë

Përfshihet nga zjarri një lokal në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 16:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një lokal në lagjen Ulpiana të Prishtinës është përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve.

Ata kanë intervenuar dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe dëmet materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat