Policia ka publikuar statistikat e përgjithshme të sigurisë për një ditë, ku janë regjistruar gjithsej 42 aksidente trafiku. Fatmirësisht, sipas të dhënave të publikuara, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Nga numri i përgjithshëm i aksidenteve, 22 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa në 20 raste janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 972 tiketa trafiku, duke treguar numrin e lartë të kundërvajtjeve të evidentuara në komunikacion.
Statistikat tregojnë gjithashtu se 22 persona janë arrestuar, ndërsa 19 persona janë dërguar në mbajtje. Në ndalim policor dhe në vuajtje të dënimit nuk figuron asnjë person në këto të dhëna.