Raportohet e zhdukur një grua në Fushë Kosovë

Kronikë

Raportohet e zhdukur një grua në Fushë Kosovë

Nga: A.SH. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 09:11
Fotoilustrim

Një grua është raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë, përcjell Bota sot.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 14 nëntor, rreth orës 03:00, është raportuar se një grua kosovare ka dalë nga shtëpia dhe që nga atëherë nuk dihet vendndodhja e saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

"Fushë Kosovë / 14.11.2026 – 03:00.  Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat