ASH: Qeveria vazhdon diskriminimin ndaj komunave të udhëhequra nga opozita shqiptare

Maqedonia

ASH: Qeveria vazhdon diskriminimin ndaj komunave të udhëhequra nga opozita shqiptare

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:10
Foto Ilustrim

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, nëpërmjet një kumtese për media thotë se Qeveria vazhdon të diskriminojë komunat që udhëhiqen nga kjo parti.

Nga ASH thonë se Qeveria në mbledhjen e 124, nga 120.6 milion denarë të ndara për 15 projekte kapitale në komuna, asnjë projekt nuk është miratuar për komunat e Bogovinës, Vrapçishtit dhe Gostivarit.

“Me propozim të Ministrisë̈ së Transporti dhe Lidhjeve, Qeveria solli Vendim për shpërndarje të mjeteve të siguruara kapitale deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale, për nëntë (9) projekte në vlerë prej 74.500.000,00 denarë. Asnjeri prej tyre nuk parasheh diçka për komunat e sipërpërmendura”, thonë nga ASH.

Ata shtojnë se Qeveria edhe me vendimin për shpërndarje të mjeteve të siguruara në nënprogramin 30-Urbanizim dhe ndërtimtari për dotacione kapitale, në njësitë e vetëqeverisjes lokale, nga buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2020, në vlerë prej 46.170.000,00 denarë, sërish nuk parasheh asgjë për komunat e udhëhequra nga opozita shqiptare.

“Ne e dimë se komunat e udhëhequra nga BDI dhe LSDM i marrin këto para për të realizuar ndonjë projekt, pasi afrohen zgjedhjet lokale dhe ballafaqimin me elektoratin do ta kenë të vështirë dhe nga ndëshkimi i votuesit, ato do ti humbin zgjedhjet lokale të vitit 2021”, thuhet në reagimin e ASH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat