Carovska në takim ministror për Ballkanin Perëndimor: Me bashkëpunim dhe mbështetje të përbashkët të BE-së deri tek zgjidhjet innovative në arsim

Maqedonia

Carovska në takim ministror për Ballkanin Perëndimor: Me bashkëpunim dhe mbështetje të përbashkët të BE-së deri tek zgjidhjet innovative në arsim

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:36
Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mori pjesë në punimet e takimit ministror në Platformën për arsim dhe trajnim, hulumtim dhe inovacione të vendeve nga Ballkani Perëndimor, organizuar nga Komisioni Evropian dhe presidenca gjermane e Këshillit të BE-së, këtë vit në formatin virtual.


Në fjalimin online, Carovska theksoi se kjo iniciativë, e cila tani më po bëhet realitet, mundëson që rajoni i Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e strategjisë afatëgjate e Komisionit Evropian, ku pjesa më e madhe e masave të propozuara do të shoqërohet me investime të mëdha dhe mbështetje më të fortë nga vendet anëtare të BE-së.


Duke theksuar prioritetet nacionale në lëmin e arsimit dhe trajnimit janë në pajtueshmëri me prioritetet e Platformës, siç janë Marrëveshja e gjelbërt, digjitalizimi, krijimi i vendeve të punës dhe inkluzivitetit, Carovska u shpreh se fokusi kryesor në periudhën në vijim do të jetë përmirësimi i cilësisë në arsim dhe mbështetja për t′iu përgjigjur nevojave të tregut si dhe përforcimi i arsimit të mesëm profesional. Gjithashtu do të investohet në trajnimin dhe zhvillimin e mësimdhënësve, në përshtatjen dhe inovacionin e sistemit të trajnimit të mësimdhënësve, përmirësimin e programeve mësimore dhe investimin në qendrat rajonale të arsimit profesional dhe aftësimit profesional për të rinjtë si dhe rikualifikimin dhe kualifikimin për të rriturit .


“ Krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritja e mundësive për punësim mbetet sfidë për shkak të pandemisë, e cila fatkeqësisht është e përhapur në vendin tonë dhe rajon. Prandaj procesi i reformave të vazhdueshme në arsimin e mesëm, i fokusuar në arsimin e mesëm profesional,do të vazhdojë ndërsa shumë e rëndësishme është financimi shtesë në këtë sektor. “Tre qendrat rajonale për arsim profesional dhe trajnim do të hapen në fillim të viti 2021” theksoi ministrja Carovska.
Përmirësimin në digjitalizimin e arsimit dhe vendosjen e bashkëpunimit përmes planit të ri aksional për arsim digjital (DEAP) me rajonin e Ballkanit për periudhën prej 2021 deri më 2027, ministrja Carovska i paralajmëroi si aktivitetet vijuese. Ajo shprehu interesimin për të marrë pjesë në programin e ciklit të ri të programit Erasmus dhe Korpusit Evropian duke paralajmëruar pjesëmarrje aktive në procesin e zhvillimit të standardeve të përbashkëta dhe procedurat për njohjen e kualifikimeva akademike dhe studime të fituara jashtë vendit.


Platformën për arsim dhe trajnim, hulumtim dhe inovacion me vendet e Ballkanit Perëndimor e stimulon, ndjek dhe mbështet bashkëpunimin në hulumtimin, arsimin dhe inovacionet ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit dhe Ballkanit Perëndimor dhe vendet tjera shoqëruese të Horizont 2020. Takimet vjetore mundësojnë identifikimin e përparsive të përbashkëta, ndarjen e informacionit për politikat më të reja dhe masat në pjesën e reformave dhe vendimarrjen për temat e bashkëpunimin rajonal me ndihmën e BE-së.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat