OBRM-PDUKM: Zaev dhe Buçkovski sjellin vdekje për shtetin ndërsa Filipçe dhe Angellov vdekje për pacientët me COVID-19

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Buçkovski sjellin vdekje për shtetin ndërsa Filipçe dhe Angellov vdekje për pacientët me COVID-19

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:52
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se për funksionarët në Qeveri ka teste falas dhe të shpejta dhe shërim falas, ndërsa populli është lënë vet dhe për këtë shkak populli kërkon dorëheqjen e Zaevit.

“Madje Zaevi dhe Buçkovski i sjellin vdekje Maqedonisë, ndërsa Filipçe dhe Angellov për shkak të paaftësisë janë përgjegjësi për vdekshmërinë katastrofale nga coronavirusi”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se kryeministri Zaev dhe ekipi i i tij e bindin opinionin se epidemia është nën kontroll, ndërsa vetëm dje humbën jetën 33 persona dhe rreth 35% e të testuarve janë të infektuar.

“Qeveria na bind se gjendja është nën kontroll dhe numri i të infektuarve arrin deri në 64.000 persona, ndërsa numri i të vdekurve shkoi deri në 1.825. Me këto numra, Maqedonia është në krye të vendeve në botë për nga vdekshmëria në një milion banorë. Kjo Qeveria nuk ka të bëjë me realitetin, në vend që të miratojë masa konkrete për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ajo refuzon edhe ato masa që i propozon OBRM-PDUKM”, thonë nga kjo parti duke shtuar se pushteti ka refuzuar amendamentin ku sigurohen mjete për blerjen e automjeteve të ambulancës dhe ku sigurohet teste falas për qytetarët.

Sipas tyre. Qeveria e ka më të rëndësishme sigurimin e privilegjeve të funksionarëve në mes epidemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat