Carovska: T’i mësojmë fëmijët se të gjithë jemi të barabartë me mundësi dhe nevoja ndryshme

Maqedonia

Carovska: T’i mësojmë fëmijët se të gjithë jemi të barabartë me mundësi dhe nevoja ndryshme

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:07
Foto Ilustrim

Një nga përparësitë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është përparimi i inkluzivitetit të sistemit arsimor. Qëllimi ynë është që të gjitha shkollat ​​të përshtaten dhe të sigurojnë arsimim përkatës për të gjithë fëmijët. Asistentët arsimorë për personat me pengesa u bënë pjesë e arsimit formal dhe nga viti shkollor 2021/2022 do të financohen nga Buxheti. Me mbajtjen e udhëzimeve të qarta mundësohet transformimi i shkollave speciale në Qendrat për Resurse për mbështetjen shkollat ​​e rregullta të përfundojë në kohë, deri në vitin 2023. Gjithashtu, në seancën e fundit të qeverisë, me kërkesë të MASH-it, është rritur numri i bursave për të gjithë fëmijët me pengesa. Asnjë fëmijë që i plotëson kushtet më nuk do të refuzohet .

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, pas vizitës së sotme në SHVF „Dr. Zllatan Sremec”, tha se sistemi arsimor duhet nga një anë t’i shfaq nevojat e fëmijëve me pengesa ndërsa nga ana tjetër, t’i përgatitë të gjithë fëmijët t’i pranojnë dhe së bashku të bisedojnë për nevojat e ndryshme të fëmijëve tjerë me pengesa.

„Përpiqemi të krijojmë arsimim i cili do të inkurajojë të gjithë nxënësit të arrijnë potencialin e tyre maksimal. Shkollat special në pajtueshmëri me ligjin për arsim fillor deri në vitin 2023 duhet shndërrohen në qendra për resurse të cilët do të mbështesin arsimin inkluziv në të gjitha shkollat e rregullta. Pikërisht për këtë para dy javëve sollëm rregullore dhe udhëzues se në çfarë mënyre duhet të zhvillohet bashkëpunimi ndërmjet shkollave të rregullta dhe speciale, pastaj qendrat për resurse në çfarë mënyre dhe çfarë dinamike. Ngadalë përgatiten shkollat speciale për këtë transformim, sepse çdo fëmijë duhet të ekspozohet në mjedis të mire zhvillimor, të rrethuar të ndryshëm nga vetja, që në atë mënyrë stimulohet t’i pranojë ata që janë ndryshe nga ai. Çdo fëmijë të mund të kuptojë se të gjithë jemi të njëjtë por thjesht kemi nevoja të ndryshme dhe mundësi të ndryshme“, theksoi Carovska.

Për here të pare asistentët arsimorë në vitin shkollor 2021/2022 do të financohen nga Buxheti dhe do të vendosen në sistemin arsimor. Edhe investimet kapitale në MASH ndërlidhen me inkluzivitetin. Në thirrjen dërguar komunave për projektet të cilët do të hyjnë në listën e investimeve për vitin e ardhshëm, MASH-I si kusht kryesor vendosi ose objektin I cili duhet të rikonstruohet të jetë inkluziv dhe të sigurojë qasje te të gjitha hapësirat ose në vetë projektin të jetë parashikuar investimi për qasje me qëllim që të fitojë mbështetje financiare.

Minstrja Carovska u shpreh se në këtë mënyrë drejtpërdrejtë ose sistematike investohet në përmirësimin e inkluzivitetit në objektet shkollore.

Për rritjen e inkluzivitetit në arsim, MASH-I punon në dy programe me delegacionin Evropian. Me programin e pare, 12 objekte arsimore, nga 4 prej arsimit fillor të mesëm dhe të lartë, do të rikonstruohen dhe do të fitojnë qasje dhe qasje deri te hapësirat, me mjetet e BE-së. Gjithashtu janë ndarë edhe 287 bursa për fëmijët me pengesa të cilët janë të përfshirë në arsimin e rregullt në klasën e pare dhe dytë, me qëllim që të mbështeten familjet e nxënësve me materialet elementare të cilët u janë të nevojshme.

Kryetari I Komunës së Kisella Vodës Filip Temelkovski theksoi se edhe pse kjo shkollë special është nën kompetencë të shtetit prapë se prapë pushteti lokal në partneritet me MASH-in jep mbështetje të rëndësishme në sigurimin e kushteve më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat