Buçkovski javën e ardhshme në takim me autoritetet bullgare

Maqedonia

Buçkovski javën e ardhshme në takim me autoritetet bullgare

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:34
Vllado Buçkovski

Përfaqësuesi special i Qeverisë për kontestin me Bullgarinë, Vllado Buçkovski pritet që javën e ardhshme të realizojë takime me krerët e shtetit bullgar.

Këtë sot e konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai tha se pret që Buçkovski të pranohet në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Shpresoj që Buçkoski të pranohet në Bullgari në nivelin më të lartë të mundshëm, që të mund të bisedojmë hapur për mundësitë për tejkalimin e dallimeve qysh tani, që të ecim përpara drejt mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare”, tha Bujar Osmani.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme në lidhje me kontestin me Bullgarinë, tha se identiteti nuk është në tavolinën e negociatave.

Qeveria mbetet në qëndrimin se do t’i vazhdojë bisedimet me Sofjen për tejkalimin e kontestit edhe po të mos arrihet kompromis deri më 10 dhjetor, kur BE përfundimisht do të vendosë nëse do t’i fillojë negociatat për anëtarësim me vendin ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat