Eurodeputeti bullgar: Askush s’mund të na bëjë presion për shkak të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Eurodeputeti bullgar: Askush s’mund të na bëjë presion për shkak të Maqedonisë së Veriut

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:28
Aleksandar Jordanov

“Askush nuk mund të na bëjë presion për shkak të Shkupit,” tha për “Kanal3” eurodeputeti bullgar dhe ish-ambasadori në Maqedoni Aleksandar Jordanov.

Ai kritikoi ashpër pozicionin e pjesës më të madhe të shoqërisë maqedonase, e cila refuzon të njohë fakte historike rreth figurave të diskutueshme të cilët “dokumentuan vetëvendosjen e tyre si bullgarë”.

“Maqedonasit duan të heqin mundësinë që këto figura historike të identifikojnë veten e tyre si bullgarë, me efekt prapaveprues”, tha Jordanov, duke shtuar se nuk do të ketë presion të BE-së mbi Bullgarinë.

“Sigurisht, është e mundur që deputetë të caktuar nga “E Majta”, “Të Gjelbrit” ose “E Majta Liberale” të fillojnë një proces lobimi ose pazari në mënyrë që të ushtrojnë një presion. Por kjo është një abstragim, sepse Bullgaria është anëtare e plotë e BE-së dhe ideja që dikush tjetër mund të na bëjë presion është më shumë për përdorim të brendshëm këtu në Ballkan”, tha Jordanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat