Mediat në Maqedoni të përfshira me pakon e katërt të masave, kërkohet zgjidhje për qëndrueshmëri të përhershme financiare

Maqedonia

Mediat në Maqedoni të përfshira me pakon e katërt të masave, kërkohet zgjidhje për qëndrueshmëri të përhershme financiare

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se gazetarët, mediat dhe punonjësit mediatikë janë të përfshirë me pakon e katërt të masave për përballje me pasojat ekonomike nga kriza korona, por paralajmëroi se ka plane në bashkëpunim me ekspertë të delegacionit evropian në vend që të bëhen pako për qëndrueshmëri financiare të mediave edhe pas përfundimit të krizës.

“Gazetarët, mediat, punonjësit mediatikë janë të përfshirë me pakon e katërt të masave, me atë që tani mund të aplikojnë edhe për bruto-paga minimale, jo vetëm 14.500 por arrin deri në 21.770. Në pakot paraprake i liruam nga obligimi për pagesë të licencave të cilat i nxjerrin çdo vit, direkt përmes AKE ndihmuam për të drejta të caktuara të mediave dhe vazhdojmë edhe më tutje. Besoj se në afat të shpejtë do të jepet propozim nga MSHIA për shfuqizimin e nenit 102 gjegjësisht zbatimin e tij që të mund t’i ndihmojmë mediat përmes realizimit të marrëveshjeve me ndërmarrjet publike, komunat dhe të ngjashme në pjesën e transparencës së tyre dhe zbatimin e vendimeve të tyre, të bordeve drejtuese, të këshillave”, tha Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve me rastin e llogaridhënies për punën e Qeverisë në 100 ditët e para.

Ai sqaroi se me një pjesë të bashkësisë mediatike në të cilën janë përfshirë edhe koncesionerët kombëtarë dhe operatorët kabllorë bisedojnë në përgjithësi për qëndrueshmëri të përhershme të mediave në vend pa dallim se a janë kombëtare, regjionale, lokale, radiostacione, televizione kabllore…

“Po kërkohet zgjidhje e përhershme për gjetjen e së cilës është ftuar edhe delegacioni evropian që të na japin ekspertë që ta formojmë atë që është më e mirë për ne, ndërsa të mësuar nga përvojat evropiane në pjesën e mos ndikimit ndaj mediave, ndërsa megjithatë sigurimin e qëndrueshmërisë së tyre shtesë për atë që të gjithë bashkë përfunduam se duhet të zhvillojmë edhe pako të tilla. Jo vetëm për Kovid-19, gjithsesi edhe për shkak se janë të mirëseardhura, por edhe pas Kovidit do të jenë në fuqi, ndërsa kjo në mënyrë shtesë do ta rrisë transparencën e shtetit dhe informimin e qytetarëve”, tha kryeministri Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat