Ligji i ri për punë të jashtme, Miloshoski: Nuk lejohet që ambasadori të ketë dy shtetësi

Maqedonia

Ligji i ri për punë të jashtme, Miloshoski: Nuk lejohet që ambasadori të ketë dy shtetësi

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:28
Antonio Miloshoski

Përmes amandamenteve si thotë deputeti Antonio Miloshoski, propozojnë të ketë ndryshime në Propozimligjin e ri për punë të jashtme në të cilin thotë ai se kërkojnë disa ndryshime ku theksohet nevoja e asaj që ambasadorët e propozuar të mos kenë shtetësi të dyfishtë.

Ja postimi i tij:

Së bashku me kolegët deputetë, ne do të bllokojmë projektligjin për Punët e Jashtme, ku ambasadori lejohet të ketë shtetësi tjetër, përveç Maqedonisë. Ky është një vendim i gabuar dhe ne do të paraqesim 300 ndryshime.

Së pari, sepse ndryshimi është arbitrar dhe është një përpjekje për të përshtatur ligjin në disa zgjidhje personale të partnerëve qeveritarë për të mbushur pozicionet e ambasadorëve.

Së dyti, këto ndryshime janë në kundërshtim me Ligjin për Informacionin e Klasifikuar, sipas të cilit një parakusht i domosdoshëm që kandidati për ambasador të marrë një “certifikatë sigurie me shkallën e Sekretit Shtetëror” është të mos jetë shtetas i një vendi tjetër dhe një ambasador pa një certifikatë sigurie nuk është ambasador.

Së treti, sepse diplomacia, si dhe siguria, është një profesion i ndjeshëm ku besnikëria ndaj vendit të lindjes të Maqedonisë nuk duhet të vihet në dyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat