Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se viti i ardhshëm do të jetë më i keq në aspektin ekonomik

Maqedonia

Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se viti i ardhshëm do të jetë më i keq në aspektin ekonomik

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Sipas agjencisë që merret me anketa “Brima”, qytetarët janë shprehur më optimistë se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë se viti 2020. Megjithatë, optimizmi nuk është i pranishëm kur bëhet fjalë prosperiteti ekonomik.

Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë besojnë se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë se ky, ndërsa 26% mendojnë se do të jetë më i keq. 22% i mbetur nuk presin ndonjë ndryshim.

Gati 52% e qytetarëve presin vit më të keq në aspekt ekonomik, ndërsa 28% presin që viti i ardhshëm do të jetë më i mirë ekonomikisht.

Anketa tregon 29% e qytetarëve janë shprehur të lumtur, 38 as të lumtur as jo të lumtur dhe 32 ndjehen jo të lumtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat