KSHPK: Një parti politike është financiar në mënyrë jo ligjore gjatë zgjedhjeve kuvendare

Maqedonia

KSHPK: Një parti politike është financiar në mënyrë jo ligjore gjatë zgjedhjeve kuvendare

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:38
KSHPK

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të ngritë iniciativë kundër një partie politike, për shkak të dyshimeve për financim joligjor gjatë kohës së fushatës në zgjedhjet e parakohshme kuvendare.

Ky vendim u miratua në seancën e sotme të 45, të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

“Duke vepruar brenda kompetencave tona, në tetor ne i paraqitëm Zyrës së Auditimit të Shtetit dhe Zyrës së Inteligjencës Financiare një kërkesë për veprim kompetent. Kishte dyshime se disa nga partitë politike ishin financuar në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, dmth nga burime të paligjshme të financimit. Kohët e fundit kemi marrë një përgjigje nga Zyra që konfirmon pretendimet tona për financim të paligjshëm të një partie politike”, thonë nga KSHPK.

Gjithashtu, KSHPK sot ose nesër do të përgatisë kërkesë tek qeveria për të njoftuar në lidhje me lëndët e hapura për ndërtimet pa leje në Ohër dhe Strugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat