Tre festa në grup më të madh personash për vit të ri në Shkup, MPB paralajmëron kallëzime penale

Maqedonia

Tre festa në grup më të madh personash për vit të ri në Shkup, MPB paralajmëron kallëzime penale

Më: 1 janar 2021 Në ora: 13:34
Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së vitit të ri në Shkup janë regjistruar tre raste për festë të një grupi më të madh të njerëzve.

Një nga festat ka qenë në Komunën e Karposhit, e dyta në Komunën Qendër dhe një në Bit Pazar të Shkupit.

Nga MPB njftojnë se do të parashtrohen parashtresa adekuate.

“Gjatë mbrëmjes janë konstatuar tetë shkelje nga Ligji për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike, ndërsa më 31.12.2020 në rrugën Ivan Kozarov, para objektetit hotelerik, për shkak të shkeljes së rendit dhe qetësisë publike janë arrestuar M.N dhe I.D, të dy 18 vjet dhe pas dokumentit të rastit ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë adekuate”, thonë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat