Pengohet projekti i financuar nga BE-ja! Bujku detyrohet t’a kthejë grantin prej 74 mijë eurove

Maqedonia

Pengohet projekti i financuar nga BE-ja! Bujku detyrohet t’a kthejë grantin prej 74 mijë eurove

Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:31
Dragi Pakumov,

Mori 74 mijë euro grant nga Bashkimi Evropian, por të njëjtat në dhjetor u detyrua t’i kthejë për shkak të pengesave që ju krijuan nga keqfunksionimi i institucioneve shtetërore.

Dragi Pakumov, bujk që drejton edhe kooperativën “Vegefresh” në Kuklish të Strumicës, bashkë me 20 bujq të tjerë dështuan për ta ndërtuar një qendër blerëse-distrubuuese për prodhimet bujqësore, e kjo për shkak të mosdefinimit të qartë nëse toka ku donin të ndërtonin është tokë bujqësore apo zonë industriale.

Duke u bazuar në dokument që Komuna i kishte dhënë në 2016-tën se toka është jashtë zonës së ndërtimit, Pamukov aplikon me projekt në Ministrinë e Bujqësisë.

Dragi Pamukov: “E dorëzova deri tek Ministria e Bujqësisë për miratim për ndërtim dhe Ministria më thotë ky dokument është i vjetër, na sillni tjetër nga vetëqeverisja lokale. Shkoj në vetëqeverisjen lokale më 17.01.2020 ma japin: Vendim nr.07/184/1 nga viti 03.04.2000, flasim për 20 vjet”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat