Ambasadori Taleski i dorëzoi letrat kredenciale te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg

Maqedonia

Ambasadori Taleski i dorëzoi letrat kredenciale te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg

Më: 18 janar 2021 Në ora: 18:31
Dane Taleski

Sot, më 18 janar 2021, Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dane Taleski, i ka dorëzuar letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg njoftojnë nga Ministria e Jashtme.

Ceremonia u mbajt në selinë e NATO-s, në pajtim me protokollet për mbrojtjen nga koronavirusi. Pas ceremonisë, vijoi takimi i Ambasadorit Taleski me Sekretarin e Përgjithshëm, Stoltenberg.

“Me dorëzimin e letrave kredenciale edhe zyrtarisht fillon mandati i Ambasadorit Taleski si përfaqësues i parë i përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi që shteti ynë u bë anëtarja e 30-të e plotfuqishme e NATO-s, me 27 mars të vitit 2020.

Anëtarësimi në NATO i Maqedonisë së Veriut është realizim i qëllimit strategjik dhe realizim i një prej prioriteteve më të rëndësishme të politikës së jashtme që kontribuoi drejt përmirësimit të stabilitetit dhe sigurisë, me ndikime pozitive të të gjithë rajonit.

Anëtarësimi në NATO është vendim sovran i Republikës së Maqedonisë së Veriut e përpiluar me vendim unanim të Kuvendit në vitin 1993, për të cilin gjithmonë ka ekzistuar konsensus i fortë dhe i gjerë ndëretnik si dhe mbipartiak”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat