Dimitrov: Ju jemi mirënjohës miqve tanë çek për sigurimin e materialeve mbrojtëse për personelin mjekësor

Maqedonia

Dimitrov: Ju jemi mirënjohës miqve tanë çek për sigurimin e materialeve mbrojtëse për personelin mjekësor

Më: 20 janar 2021 Në ora: 18:24
Nikolla Dimitrov

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, në rolin e Koordinatorit Nacional për Ndihmë të Huaj në vend së bashku me Ambasadorin e Çekisë në Maqedoninë e Veriut, Mirosllav Toman dhe Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti sot prezantuan donacionin të cilën Republika e Çekisë përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së i ja siguroi Republikës së Maqedonisë së Veriut, si mbështetje për luftën kundër Covid 19.

“Duke e përgatitur procesin e imunizimit, fokusi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriu është sigurimi i materialeve mbrojtëse, para se gjithash për ata të cilët janë në radhët e para, për personelin medicinal. Miqtë tanë nga Çekia i dolën ballë kërkesës tonë e cila u dorëzua përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së”

“Çekia është mike e madhe” tha Dimitrov, duke shtuar “Shfrytëzoj këtë rast ti falënderoj popullit çek, Qeverisë çeke për këtë ndihmë, në emër të Qeverisë tonë dhe gjithashtu sepse janë mbështetës parimor të politikës së zgjerimit, si dhe promotor dhe mbrojtës të bashkësisë dhe vlerave evropiane, gjë që u bë i dukshëm dhe i qartë në dhjetor të vitit të kaluar”

Nga ana e Qeverisë së Republikës së Çekisë u dhuruan 108 000 maska kirurgjikale, 18 000 maska FFP2​ dhe 5000 skafandër medicinal, për personelin mjekësor në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat