Bojkot i mësimit në Maqedoni, një pjesë e maturantëve nuk e filluan gjysmëvjetorin e dytë

Maqedonia

Bojkot i mësimit në Maqedoni, një pjesë e maturantëve nuk e filluan gjysmëvjetorin e dytë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:03
Foto Ilustrim

Maturantët sot nuk janë kyçur në mësimin online, me çka nuk e kanë filluar gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor.

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM) ka filluar bojkot të mësimit, duke kërkuar që në vend të katër (tre ekestern dhe dy intern) provimeve të maturës shtetërore, të ketë dy.

Kryetari i UNSHM-së Blendi Hodai, tha se sipas njoftimit të bashkëmoshatarëve të tyre bojkot ka në shkollat e mesme në 20 qytete, duke përfshirë edhe Shkupin, ndërsa atje ku nuk ka filluar është sepse nuk janë njoftuar dhe bojkot do të ketë nga nesër.

Ai tha se nxënësit e shkollave të mesme mbledhin nënshkrime online për mos dhënie të maturës shtetërore, por nuk janë plotësisht për heqjen e provimeve.

Hodai shtoi se planifikojnë një javë bojkot, ndërsa për hapat e radhës do të vendosin më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat