Ministri maqedonas flet për planin e vaksinimit anti-Covid: Vaksinat e para nga Pfizer dhe Serbia do të arrijnë me import ndërhyrës

Maqedonia

Ministri maqedonas flet për planin e vaksinimit anti-Covid: Vaksinat e para nga Pfizer dhe Serbia do të arrijnë me import ndërhyrës

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:00
Filipçe

“Nuk ekziston pengesë ligjore për pranimin e vaksinave kundër COVID-19 në vendin tonë. Dozat e para të vaksinave Pfizer për të cilat kemi marrëveshje të drejtpërdrejtë me prodhuesit, si dhe 8 mijë vaksinat nga Serbia, duhet të arrijnë në vend me transport ndërhyrës. Ndryshimet në Ligjin për ilaçe bëhen për shkak të politikave globale të Pfizer, të cilët insistojnë të ketë aplikime për regjistrim të vaksinave në përfaqësitë e tyre, siç është përfaqësia në Holandë, përgjegjëse për këtë pjesë të Evropës”.

Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në lidhje me arritjen e vaksinave në RMV. Ai shtoi se Serbia është vendi i vetëm në rajon që ka përfaqësi lokale të Pfizer dhe kjo në një farë mënyre sipas tij, ua përshpejton punët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Por, kjo nuk është pengesë për ne, pasi ashtu janë rregullat të prodhuesit Pfizer. Ata na kanë dalë në ndihmë, duke mos dashur ngadalësim të dinamikës së arritjes së vaksinave”, tha Filipçe.

Lidhur me shpërndarjen e vaksinave nga Republika e Serbisë, Filipçe sqaroi se aktualisht pritet miratimi nga kompania Pfizer, për importin ndërhyrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat