Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ngrohtë për fundjavë, prej të hënës më ftohtë

Maqedonia

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ngrohtë për fundjavë, prej të hënës më ftohtë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:10
Foto Ilustrim

Mot më i ngrohtë me periudha dielli na pret deri të hënën, pas çka pas depërtimit të masës së ftohtë të ajrit do të fillojë ftohje me reshje të cilat do të kalojnë në borë.

Sipas prognozës së DPHM-së, nesër moti do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe më i ngrohtë me periudha dielli. Temperaturat e mëngjesit do të jenë mbi zero përveç në Berovë (minus dy). Temperatura maksimale e ditës do të lëviz prej pesë deri 13 gradë. Në Shkup temperatura e mëngjesit do të jetë zero, ndërsa ajo e ditës do të ngritet deri në nëntë gradë.

Deri të hënën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ngrohtë me periudha dielli, gjatë fundjavës me erë mesatare deri e përforcuar jugore, ndërsa të hënën erë perëndimore.

Sot dhe nesër reshje të dobëta të shiut do të ketë në pjesët perëndimore. Gjatë fundjavës, kryesisht në orët e pasdites, reshje do të ketë në pjesën më të madhe të vendit, do të jenë me intensitet mesatar dhe në disa vende do të jenë më të mëdha. Në male në perëndim do të bie borë.

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga e hëna kah fundi i ditës përsëri do të ketë ftohje me reshje të cilat do të kalojnë në borë edhe në vendet më të larta, ndërsa nga e marta borë pritet edhe në disa vende më të ulëta.

Gjatë fundjavës temperaturat e mëngjesit do të jenë nën zero, ndërsa ato të ditës prej shtatë deri në 12 gjegjësisht deri në 14 gradë. Të martën dhe të mërkurën temperaturat minimale prej minus tre në dy, gjegjësisht nga minus shtatë deri në minus dy, ndërsa ato të ditës maksimale prej dy deri në nëntë, gjegjësisht prej minus një deri në pesë gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat