Osmani dhe Dimitrov në takim me Borrellin: Maqedonia e Veriut ka numër të madh të miqve midis vendeve anëtare

Maqedonia

Osmani dhe Dimitrov në takim me Borrellin: Maqedonia e Veriut ka numër të madh të miqve midis vendeve anëtare

Më: 26 janar 2021 Në ora: 12:41
Foto nga takimi

Zv.kryeministri Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Bruksel u takuan me Nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, fokusi i bisedës ishte e ardhmja e politikës së zgjerimit të BE-së, kryesisht në kontekstin e zhvillimeve pas miratimit të Metodologjisë së re dhe mundësive që ajo ofron për dinamizimin e procesit, harmonizimin e Kornizës Negociuese për Maqedoninë e Veriut, rëndësinë dhe përfitimet të bashkëpunimit rajonal dhe promovimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë si elemente kryesore për perspektivën evropiane, si për vendin ashtu edhe për të gjithë rajonin.

“Dimitrov dhe Osmani mirëpritën angazhimin aktiv të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell për mbështetjen e perspektivën evropiane të rajonit, si dhe iniciativave të ndërmarra për të siguruar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuptim, ata shprehën mirënjohje të veçantë për kontributin e tij në miratimin e Vendimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut nga Këshilli i BE-së dhe më pas i konfirmuar nga Këshilli Evropian në mars të vitit të kaluar”.

“Në takim u nënvizua fakti se Maqedonia e Veriut ka me të vërtetë numër të madh të miqve midis vendeve anëtare, interesat e të cilëve për të ardhmen e Evropës përkojnë me interesat tona – integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor për kompletim përfundimtar të Unionit. Dimitrov dhe Osmani theksuan se Qeveria vazhdon me reformat në mënyrë që të ruajë fokusin e proceseve të reformave në mënyrë që të ruhet dosja pozitive për Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se lidhur me sfidat globale, u theksua se vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç pandemisë, ndajnë sfida të përbashkëta me BE-në për migracionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, luftën kundër dezinformatave dhe kërcënimeve hibride, ndryshimeve klimatike, digjitalizimi etj. Bashkëbiseduesit ranë dakord se suksesi i projektit evropian varet pikërisht nga solidariteti dhe aleanca, të cilat do të nënkuptojnë konfirmim i perspektivave të përbashkëta.

Kurse nga ana e Nënkryetarit të KE-së, Borrell u përshëndet niveli i lartë i përafrimit të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Takimi i Dimitrovit dhe Osmanit me Borrell vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në këtë drejtim bashkëbiseduesit ranë dakord që fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut do të kontribuojë në ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në të gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat