OBRM-PDUKM mbështet kërkesat e maturantëve, propozon ndryshime në Ligjin për arsim të mesëm

Maqedonia

OBRM-PDUKM mbështet kërkesat e maturantëve, propozon ndryshime në Ligjin për arsim të mesëm

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 13:23
OBRM-PDUKM

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së, sot ka dorëzuar propozim-ligj për ndryshime dhe plotësim të Ligjit për arsim të mesëm.

Deputetët e opozitës maqedonase para dy ditëve realizuan takim me Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme, ndërsa më pas theksuan se i mbështesin plotësisht kërkesat e tyre, duke thënë se nëpërmjet institucioneve do t’i kanalizojnë kërkesat e tyre

“Kërkesat e maturantëve kanë bazë dhe grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së me këtë hap do t’i ndihmojë, që në vend që të humbin kohë me bojkot dhe procedura burokratike, me këto ndryshime do të mund t’i kthehen mësimit”, tha Igor Zdravskovski.

Ndryshe, Unioni i Nxënsëve kërkon që në vend të katër provimeve, të ketë vetëm 2.

OBRM-PDUKM-ja ju bën thirrje grupeve tjera të deputetëve, që t’i mbështesin propozim-ligjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat