Libri i gjeografisë, Ahmeti: Ministrat s’mund të jenë edhe redaktorë

Maqedonia

Libri i gjeografisë, Ahmeti: Ministrat s’mund të jenë edhe redaktorë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 18:06
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i merr në mbrojtje ministrat e arsimit që ishin nga radhët e partisë së tij.

Ai thotë se ish ministrat që kanë udhëhequr me Ministrinë e Arsimit për disa vite, nuk janë redaktorë dhe lektorë për librave për t’i larguar përmbajtjet fyerëse nga të njëjtat.

Duke iu referuar librit të gjeografisë, Ahmeti thotë se fyerjet janë banale dhe se me libra të tillë nuk mund të mësohet.

Ndërkohë libri i Gjeografisë është botuar që në vitin 2002, periudhë kur partia e Ahmetit ishte bërë pjesë e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat