RMV/ Arrijnë vaksinat anti-Kovid nga Sërbia, Filipçe angazhohet për shkarkim-ngarkim

Maqedonia

RMV/ Arrijnë vaksinat anti-Kovid nga Sërbia, Filipçe angazhohet për shkarkim-ngarkim

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka pranuar dërgesën e dytë nga gjithsej 8 mijë doza të vaksinës Pfizer që janë siguruar nga Serbia.

Filipçe së bashku me homologun e tij serb Zllatibor Llonqar është angazhuar që personalisht të shkarkojë-ngarkojë dërgesën me vaksina.

Autoritetet serbe vaksinat deri në Tabanoc i transportuan me makinë të thjeshtë.  Dërgesa e parë me 4680 doza të vaksinave Pfizer nga Serbia kishte arritur në vendin tonë me 14 shkurt.

Përmes kësaj dërgese në vendin tonë edhe kishte nisur zyrtarisht procesi i imunizimit kundër Covid-19.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat