26-vjeçari nga Shkupi pësoi sulm në zemër, pasi vuajti nga COVID-19

Maqedonia

26-vjeçari nga Shkupi pësoi sulm në zemër, pasi vuajti nga COVID-19

Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar nga Shkupi pësoi një sulm në zemër pasi vuajti nga koronavirusi, kështu që për të shpëtuar jetën e tij, mjekëve iu desh të vendosnin një stent. Kjo u tha për Alfa nga internisti Dr. Vladimir Ristovski. Ai zbuloi se kjo nuk është hera e parë që një person i ri merr komplikime serioze pas kontraktimit të virusit Covid 19. Mjeku thotë se dy të rinj të tjerë nën 30 vjeç u shtruan në spitalin “8 Shtatori” me komplikime post-Covid, megjithëse shëndetshëm fizikisht.

“Kemi një numër të madh të pacientëve që zhvillojnë insuficiencë kardiake pasi i janë nënshtruar kovid-19. Kemi pacientë që kanë zhvilluar trombozë akute, pra bllokim akut të ekstremiteteve të poshtme si ndërlikim i virusit covid-19.

Dhe kemi pacientë që, për fat të keq, janë gjithnjë e më të rinj, të cilët tashmë i janë nënshtruar kovid-19 një muaj apo dy më parë, dhe tani po vijnë në fazën e trombozës akute të enëve të gjakut të zemrës, pra me infarkt akut të miokardit. Ky numër i pacientëve është rritur dhe do të rritet edhe në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh që ndërlikimet që ishin më parë, ne i shohim tani dhe i trajtojmë tani”, thotë Ristovski.

Disa pacientë që kanë marrë virusin ankohen se edhe pas tre muajsh sëmundje ata përsëri nuk mund të rimarrin nuhatjen dhe shijen e ushqimit, dhe ka nga ata që lodhen shpejt gjatë sforcimeve fizike edhe pse nuk kanë pasur një problem të tillë më parë. Mjekët thonë se virusi ka pasur ndikimin më të madh në shëndetin mendor të pacientëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat