Grubi dhe Bejta: Zgjedhjet lokale do të janë konfirmim i politikave tona të drejta për qytetarët

Maqedonia

Grubi dhe Bejta: Zgjedhjet lokale do të janë konfirmim i politikave tona të drejta për qytetarët

Më: 1 mars 2021 Në ora: 19:01
Artan Grubi dhe Nevzat Bejta

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka takuar nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta

Në këtë takim sipas Grubit është takuar për shumë çështje, por pa tejkaluar realizimin me sukses të procesit të regjistrimit të popullsisë.

Grubi dhe Bejta gjithashtu nuk kanë lënë anësh edhe temën e zgjedhjeve lokale që pritet ë mbahen në vjeshtë këtë vit duke thënë se Gostivari kësaj radhe meriton ndryshim thelbësor.

Ky është postimi i plotë i Grubit në facebook:

Sot e prita edhe z. Nevzat Bejta, nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe bashkë partiakun tim me të cilin gjere e gjatë biseduam për shumë çështje.
Përveç realizimit me sukses të procesit të regjistrimit të popullsisë, debatuam edhe mbi zgjedhjet e radhës lokale që na presin në vjeshtë të këtij viti, me theks të veçantë për ndryshimin thelbësor që e meriton Gostivari.
Zgjedhjet lokale do të janë konfirmim i politikave tona të drejta për qytetarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat