Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, u takua me Ambasadoren Gjermane në Shkup, znj. Anke Holstein

Maqedonia

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, u takua me Ambasadoren Gjermane në Shkup, znj. Anke Holstein

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetja Safije Sadiki – Shaini, sot e kanë pritur në takim Ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, Shkëlqesinë e Saj, znj. Anke Holstein.

Në takim u fol mbi zhvillimet politike në vend, sistemin selektiv gjyqësor dhe proceset euro-integruese të vendit drejt Bashkimit Europian.

Kryetari Gashi e falënderoi Ambasadoren Holstein për rolin e rëndësishëm të shtetit gjerman në rrugëtimin dhe ndërtimin e vizionit europian të shtetit tonë.

Ambasadorja Gjermane, znj. Holstein e përshëndeti kryetarin Gashi për qëndrimet e AlternAtivA-s dhe rolin e saj drejt ndërtimit të shtetit të së drejtës, ndërtimit të urave bashkëpunuese me fondacione relevante ndërkombëtare dhe agjendës europiane.
Në fund, të dyja palët u dakorduan që takimet e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat