Mbi 40 mijë mërgimtarë nga Maqedonia janë regjistruar në regjistrimin e popullsisë

Maqedonia

Mbi 40 mijë mërgimtarë nga Maqedonia janë regjistruar në regjistrimin e popullsisë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Enti Shtetëror për Statistika bëri të ditur se përmes aplikacionit për vetregjistrim, deri sot në ora 8:50 janë regjistruar 40.397 mërgimtarë.

Regjistrimi i mërgimtarëve filloi më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill.

Nga ESHS theksojnë se për çdo ditë e ndjekin procesin e regjistrimit dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me mërgimtarët nga Maqedonia.

Ata sqarojnë se një person për t’u vetregjistruar zgjatën 10 minuta dhe i inkurajon të gjithë që të ndajnë kohë dhe të vetregjistrohen.

Ndryshe, faza e parë e regjistrimit të popullatës filloi me regjistrimin e të punësuarve në përfaqësitë diplomatike konsullore dhe familjet e tyre, mërgatën, ushtarët jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët. Regjistrimi do të zgjasë deri më 21 prill.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat