MPB vazhdon me kontrollet e shtuara në trafik, 114 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në Shkup

Maqedonia

MPB vazhdon me kontrollet e shtuara në trafik, 114 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në Shkup

Më: 15 mars 2021 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (14.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 176 shkelj.

Prej të cilave 114 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për mos vënien e rripit të sigurisë.

Janë shqiptuar edhe katër gjoba për përdorim të telefonit, 2 për mos respektim të këmbësorëve , katër për kalim në të kuqe në semafor dhe 20 për parkim të parregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat