Carovska firmosi tërheqjen e “Gjeografisë” skandaloze nga përdorimi

Maqedonia

Carovska firmosi tërheqjen e “Gjeografisë” skandaloze nga përdorimi

Më: 18 mars 2021 Në ora: 13:10
Mila Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska ka njoftuar për tërheqjen nga përdorimi të librit të gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme. Carovska sot nënshkroi vendimin e Komisionit me ç’rast libri kontestues është hequr nga procesi arsimor.

“Komisioni ka konstatuar se libri është i ngarkuar me të dhe dhëna dhe fakte statistikore që nuk janë në përputhje me qasjen didaktike – metodike për moshën e fëmijëve.

Po ashtu, në disa përmbajtje mësimore në libër janë shkelur parimet e paprekshmërisë së kulturës, historisë dhe vlerave të tjera të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore, gjë që është në kundërshtim me Ligjin për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm”, thekson Ministria e arsimit. Ky libër ishte miratuar dhe ishte përfshirë në programin mësimor në vitin 2002, përcjell INA.

Sipas ministres Carovska, lëshimet që janë evidentuar në disa libra dhe materiale, do të hiqen tërësisht dhe do të kenë zgjidhje sistematike, me reformat në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat