Ilmi Selami: E kuptueshme është frika e qytearëve nga shkuarja e regjistruesve nëpër shtëpi në kushte pandemie

Maqedonia

Ilmi Selami: E kuptueshme është frika e qytearëve nga shkuarja e regjistruesve nëpër shtëpi në kushte pandemie

Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:43
Ilmi Selami: E kuptueshme është frika e qytearëve nga shkuarja e regjistruesve nëpër shtëpi në kushte pandemie

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami thotë se e kuptueshme është frika e qytetarëve që gajtë kohës së pandemisë të pranohen regjistruesit.

Selami në “Rruga drejt” në Alsat këtë e theksoi në pyetjen për frikën e qytetarëve duke parë parasysh gjendjen e përkeqësuar. Sipas tij, Qeveria dhe KSI kanë miratuar protokolle me çka sigurohet një proces më i sigurt i regjistrimit.

“Frika te qytetarët ekziston dhe është e kuptueshme”, tha Selami.

Ai theksoi se përderisa nuk ka ndonjë vendim tjetër ata si ESHS duhet të vazhdojnë me realizimin e regjistrimi të popullsisë.

“Deri sa nuk ka ndonjë vendim nga Kuvendi, ne duhet të vazhdojmë me procesin”, theksoi Selami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat