Zaev: SHBA mundeshin të na japin 2 mijë vaksina! Në vend të vaksinave, nga Kina do të vijë ministri që ta tregojë datën

Maqedonia

Zaev: SHBA mundeshin të na japin 2 mijë vaksina! Në vend të vaksinave, nga Kina do të vijë ministri që ta tregojë datën

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Kah fundi i këtij muaji priten sasitë e para te vaksinës përmes sistemit Kovaks, ndërsa javën tjetër edhe dozat e para të vaksinës ruse Sputnik me të cilën vaksinohen punëtorët e shëndetësisë, tha kryeministri Zoran Zaev. Ai pret që në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm të fillojë imunizimi masiv në vend.

“Më 30 mars vjen Ministri i mbrojtjes së Kinës dhe besojmë se do të sjell informacione më konkrete kur do të arrijnë vaksinat kineze. Mendoj se kah fillimi i javës së ardhshme do të arrijnë edhe dozat e dyta të Sputinik V, që përdoren për punëtorët shëndetësor”, tha kryeministri Zaev.

Zaev tha se pret solidaritet për vaksinat e BE-së. SHBA-të , siç shtoi ai, mundeshin që prej 850 mijë vaksinave të ndajnë dy mijë ose 20 mijë për rajonin i cili nuk është në BE, ndërsa është kandidat për anëtarësim.

“E di që komisari Varhelji po bën përpjekje maksimale, e di se janë transferuar në llogari disa para me të cilat duhet të paguajmë. Këto janë donacione, para evropiane. Nuk i di detajet, ministrat adekuat do t’i kumtojnë, por e di që po bëjnë gjithçka”, shtoi Zaev.

Zaevi pranoi se Serbia u gjend më mirë se ne në procesin e blerjes së vaksinave edhe pse është vend neutral sa i përket NATO-s. Megjithatë na ngushëllon fakti që edhe SHBA-të edhe vendet e BE-së janë në gjendje të komplikuar. Tekstualisht atmosfera edhe atje është e njëjtë derisa zgjat procesi i vaksinimit, tha Zaev.

Përveç institucioneve dhe shtëpive të shëndetësisë ku mund të bëhet imunizimi, përgatiten edhe objekte shtesë me qëllim që sa më shpejtë të realizohet imunizimi i popullsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat