Maqedoni: Rritet numri i mërgimtarëve të regjistruar, Qeveria thotë se janë siguruar regjistruesit për në terren

Maqedonia

Maqedoni: Rritet numri i mërgimtarëve të regjistruar, Qeveria thotë se janë siguruar regjistruesit për në terren

Më: 25 mars 2021 Në ora: 09:40
Foto Ilustrim

Numri i personave në mërgatë që janë vetregjistruar deri sot (25 mars) ka arritur në 143.755.

Numri më i madh i personave që janë regjistruar janë nga Zvicra, më pas nga Gjermania, Italia, SHBA-të, Australia, Kanada dhe shtetet tjera.

Vetregjistrimi i mërgimtarëve ka filluar nga 1 marsi, ndërsa do të përfundojë më 21 prill.

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski, tha se janë të kënaqur nga interesimi i diasporës dhe pret që ky numër të rritet edhe më tej.

Kurse zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski, dje në konferencë për shtyp tha se pjesëmarrja në regjistrim është e detyrueshme, ndërsa bojkoti i tij është vepër penale.

Ai gjithashtu informoi se janë siguruar regjistruesit për terren, si dhe instruktorët rajonal.

“Në konkurs janë paraqitur mbi 10 mijë qytetarë dhe është siguruar numri i nevojshëm për fillimin e aktiviteteve të regjistrimit. Në ndërkohë ka filluar edhe trajnimi i instruktorëve rajonal në Dellçevë, Makedonska Kamenica, Tetovë, Bogovinë, Gostivar, Debar dhe Qendër Zhupë”, tha Arsovski.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, ka thënë se nuk mendohet për anulim të regjistrimit, edhe pse këtë vazhdimisht e kërkon partia opozitare OBRM-PDUKM.

Ndryshe, regjistrimi i qytetarëve që jetojnë në RMV do të fillojë nga 1 prilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat