Censusi në RMV, zv.drejtori i Entit të Statistikave: Deri tani janë regjistruar 150 mijë persona nga diaspora

Maqedonia

Censusi në RMV, zv.drejtori i Entit të Statistikave: Deri tani janë regjistruar 150 mijë persona nga diaspora

Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:26
Ilmi Selami

Maqedonia e Veriut do të nisë më një prill procesin e regjistrimit të popullsisë së saj, ndërsa regjistrimi i diasporës ka nisur që prej fillimit të marsit.

Ilmi Selami, zv.drejtor i Entit për Statistikë në RMV thotë se deri tani janë regjistruar më pak se 150 mijë persona.

Gjatë intervistës për Euronews Albania tha se trendi është në rritje ndërsa pret që deri në fund të jenë regjistruar 300 mijë persona.

“Nëse bëjmë një analizë nga 1 marsi deri tani mund të them se kemi pasur një vijë që është rritur dhe ulur në varësi nga ditët dhe informimi i diasporës. Ditët e fundit numri i regjistrimit po rritet dhe shpresojmë që ky trend të vazhdojë dhe presim që deri më 21 prill të kemi mbi 300 mijë të regjistruar”, tha ai.

Selimi thotë se për një regjistrim të suksesshëm të popullsisë është e nevojshme transparenca dhe besimi i publikut ndërsa shtoi se disa parti të vogla opozitare kanë bërë thirrje për bojkot.

Nga ana tjetër i shprehet se ka “një kornizë solide ligjore dhe institucionale si dhe burime njerëzore për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në regjistrimin e popullsisë”, tha ai.

Censusi pritet të përfshijë edhe ata persona që deri tani nuk kanë një nënshtetësi.

Selimi tha se nga “partitë në pushtet thuhet se jam më pak se 1 mijë, por partitë opozitare thonë 30 apo 60 mijë”.

Thirrjen e kryeministrit Edi Rama drejtuar shqiptarëve në RMV për t’u regjistruar ai e cilësoi pozitive ndërsa shtoi se ka vërejtur pak politikanë në RMV që bëjnë një thirrje të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat