Filipçe përgënjeshtron lajmin se janë vaksinuar ministra apo zyrtarë të qeverisë

Maqedonia

Filipçe përgënjeshtron lajmin se janë vaksinuar ministra apo zyrtarë të qeverisë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:40
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë tha se nuk është e vërtet se janë vaksinuar ministra apo zyrtarë të qeverisë. Ai tha se këto janë lajme të rreme e të qëllimshme të fabrikuara nga VMRO-ja.

Ai tha se vaksinat po u jepen personave që kanë vërtet nevojë sipas prioriteteve. Filipçe kritikoi VMRO-DPMNE-në se që në fillim të pandemisë ata janë bërë pengesë e vazhdueshme, në vend që të ndihmojnë.

Nuk është vaksinuar asnjë ministër i qeverisë, këto janë lajme të reja të fabrikuara nga VMRO DPMNE-ja. Ne po shpërndajmë vaksinat atje ku duhet dhe për ata që kanë më shumë nevojë.

Më vjen keq eë ndodhemi para lajmeve të tilla të shpikura nga VMRO-ja. Që kur ka filluar pandemia vazhdojnë të na pengojnë në luftën kundër virusit, në vend që të na ndihmojnë dhe të dalim të gjithë së bashku nga kjo situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat