Zv/drejtori i Statistikave ia bën 8 me 2 Mickovskit: Ligji është i qartë, çdo qytetar brenda dhe jashtë do të regjistrohet

Maqedonia

Zv/drejtori i Statistikave ia bën 8 me 2 Mickovskit: Ligji është i qartë, çdo qytetar brenda dhe jashtë do të regjistrohet

Më: 1 prill 2021 Në ora: 23:39
Ilmi Selami

Zv/drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Ilmi Selami, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të VMRO-së Hristijan Micskovski, se diaspora evidentohet, nuk regjistrohet.

Ilmi Selami thotë se në ligjin për regjistrim është e shkruar qartë se popullsia brenda shtetit dhe ajo jashtë shtetit regjistrohet.

Ja reagimi i plotë i Selamit:

R e a g i m
Në Ligjin për regjistrim është fare qartë e shkruar se edhe popullata mbrenda shtetit edhe ajo jashtë në diasporë REGJISTROHEN.
Dhe këto dy grupe të popullsisë së regjistruar e përbëjnë NUMRIN E PËRGJITHSHËM TË TË REGJISTRUARVE.
Deklaratat e tilla të Mickovskit që i përsërit si refren politik se gjoja REGJISTRIMI I DIASPORËS na qenka “evidentim” e jo regjistrim i vleresoj më shumë si sallto politike në funkcion të zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe ajo që është më e rëndësishme, kanë për qëllim përhapjen e propagandës dhe hutisë e cila do të DEMOTIVONTE Diasporën tonë që të vazhdojë me po të njëjtin vrull të regjistrohet.
Une besoj dhe jam i bindur se kjo vetem se do t’a motivojë edhe më shumë Diasporën tonë që të regjistrohet për t’i përdëftuar Mickovskit dhe sojit të tij se ne jemi gjallë, jemi këtu edhe pse ai nuk dëshiron të na sheh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat