Besimi: Kemi një situatë të përmirësuar, zhvillimet makroekonomike në drejtim pozitiv

Maqedonia

Besimi: Kemi një situatë të përmirësuar, zhvillimet makroekonomike në drejtim pozitiv

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Realizimi i mirë i Buxhetit, përfshirë investimet kapitale, si dhe zhvillimet pozitive makroekonomike, janë dëshmi të politikave të mira ekonomike të ndjekura nga kjo Qeveri, tha Ministri i Financave Fatmir Besimi në takimin me ish-ministrat e realizuar me rastin e shënimit 29 vjet nga Buxheti i parë. Ish-Ministri Taki Fiti, Xhevdet Hajredini, Boris Stojmenov, Nikola Popovski, Kiril Minoski dhe Nina Angelovska morën pjesë në takimin me Ministrin Fatmir Besimi dhe Zëvendës Ministrin Dimitar Kovaçevski.

Në takim u prezantuan reformat e ndërmarra nga ministria në më shumë fusha – reforma e sistemit tatimor 2021-2025, strategjia për zvogëlimin e ekonomisë gri, procesi i avancimit të decentralizimit fiskal, plani për financimin e rritjes ekonomike. Në të njëjtën kohë, si hap i rëndësishëm në avancimin e transparencës, u përmend publikimi i “Numëruesit Fiskal” në faqen e internetit të ministrisë, i cili tregon të ardhurat, shpenzimet e buxhetit dhe realizimin e shpenzimeve kapitale në baza ditore, ndërsa në bazë mujore tregon borxhin shtetëror.

– Të hyrat në tremujorin e parë janë realizuar me 22.8 përqind, shpenzimet me 22.4 përqind, dhe shpenzimet kapitale me 16.6 përqind. Zhvillimet makroekonomike po ecin gjithashtu në drejtim pozitiv. Eksportet e mallrave në janar regjistruan rritje nominale prej 15.4 përqind në bazë vjetore, ndërsa importet regjistruan rritje nominale prej 5.3 përqind. Kjo tregon se situata po përmirësohet dhe se masat e ndërmarra kanë dhënë rezultate, informon Besimi.

Besimi theksoi se ata janë duke punuar në mënyrë aktive në zgjidhjen e çështjeve kryesore – si do të rimëkëmbet ekonomia, si të kthehemi në rrugën e rritjes, si ta përshpejtojmë atë dhe si të rritja të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

– Ne të gjithë kemi punuar dhe jemi duke punuar për të siguruar kushte më të mira jetese. Që kur kam ardhur në Ministrinë e Financave, jam i përkushtuar të punohet dhe tashmë është planifikuar dhe punohet sipas konceptit SMART i cili bazohet në pesë parime – funksionimi strategjik, qëndrueshmëri, përgjegjësi, orientimi reformues dhe transparencë.

Qëllimi është që me një planifikim për një periudhë më të gjatë, do të parashikohenin të gjithë rezultatet, si nga aspekti i realizimit, ashtu edhe nga aspekti I impaktit të tyre mbi proceset e tjera dhe e gjithë kjo do të jetë e përcjellur me një angazhim shtesë për rritjen e transparencës. Në këtë drejtim është edhe ligji për buxhetet me të cilin vendoset një buxhetim afatmesëm si dhe një sistem I integruar për menaxhimin me financat publike – dhe e gjithë kjo në drejtim të një planifikimi më të suksesshëm, krijimin e regjistrit për subjektet publike dhe rritje të transparencës – theksoi ai.

Në kushtet e konsolidimit fiskal, siç u theksua në takim, është e nevojshme të mbahet komponenta zhvillimore në një nivel të lartë. Kjo do të thotë se duhet të investohet në investime kapitale që do të japin efektet e tyre në një periudhë më të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat